Shkëlqimi i dy talenteve të mëdhenj nga Kosova në Zvicër, zënë vend në formacionin e javës në Zvicër

Futboll

Shkëlqimi i dy talenteve të mëdhenj nga Kosova në Zvicër, zënë vend në formacionin e javës në Zvicër

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:46
Foto Ilustrim

Kampionati zviceran ka filluar edicionin javën e kaluar, teksa në xhiron e dytë ka ardhur shkëlqimi i futbollistëve shqiptar.

Servette dhe St Gallen kanë qenë skuadrat e vetme që kanë fituar këtë javë, teksa tri ndeshje tjera janë mbyllur me barazim.

Pikërisht nga këto dy ekipe kanë shkëlqyer edhe futbollistët kosovarë, Kastriot Imeri dhe Betim Fazliji.

Imeri ishte më i miri në fushë përballë Baselit me klubin e tij Servette që mori një tre pikësh të artë me fitoren minimale 1-0.

Ndërkohë edhe Fazliji ka qenë fantastik për St Gallenin në qendër të mbrojtjes ku triumfuan 0-1 në udhëtim te Vaduz.

Kujtojmë që si Imeri ashtu edhe Fazliji janë pjesë e grupmoshave të Zvicrës dhe konsiderohen si talentet më të mëdhenj në kampionatin helvetik. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat