​Rebic synon të jetë gati për ndeshjen ndaj Interit

Futboll

​Rebic synon të jetë gati për ndeshjen ndaj Interit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:46
Ante Rebic

Sulmuesi i Milanit Ante Rebic ka pësuar një lëndim të rëndë, por ai synon të jetë në dispozicion të trajnerit për ballafaqimin me Interin në xhiron e katërt të Serie A më 17 tetor.

Reprezentuesi kroat pas lëndimit u zëvendësua nga Lorenzo Colombo në minutën 57 të ndeshjes ndaj Crotones.

“TuttoSport” zbulon se testet e zhvilluara nuk kanë treguar ndonjë thyerje të eshtrave.

27-vjeçari do të mungojë në dy ndeshjet e radhës para pushimeve ndërkombëtare dhe pastaj ai beson se mund të luajë në sfidën me “Nero-azzurët” muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat