Klubi rus i ofron rrogë të frikshme Hysajt

Futboll

Klubi rus i ofron rrogë të frikshme Hysajt

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:44
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj mund të largohet që në këtë merkato nga Napoli, ashtu sic paralajmëroi dhe agjenti i tij Mario Giuffredi.

Mbrojtësi i krahut ka marrë një ofertë shumë të mirë nga Spartak Moscow. Rusët i ofrojnë Hysajt një kontratë deri në vitin 2024.

Ata janë gati të ofrojnë 2.7 milionë euro për lojtarin shqiptar, praktikisht dyfishin e rrogës që merr te napolitanët.

Futbollisti do të marrë dhe bonuset përveç rrogës. Hysaj nuk është lojtari i vetëm që shihet me interes nga Sprataku, pasi rusët kanë hedhur sytë dhe nga Serge Aurier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat