​Del Piero zbulon dy rivalët e Juventusit për titull

Futboll

​Del Piero zbulon dy rivalët e Juventusit për titull

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 21:05
Alessandro Del Piero

Alessandro Del Piero ka paralajmëruar ish-klubin e tij për luftën në garën për titull dhe ka përmendur dy skuadrat tjera pretendente për titullin kampion në sezonin 2020/21.

Roma e ndali Juventusin me një barazim 2-2 të dielën, derisa Interi e filloi sezonin me një fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 4-3. Nga ana tjetër Atalanta triumfoi me rezultat 4-2 në ballafaqim me Fiorentinën.

“Interi dhe Atalanta janë kandidatë serioz për titull në këtë edicion.”, tha Del Piero për “Sky Sport Italia”.

“Atalanta është rritur shumë dhe ka krijuar mentalitetin e duhur. Sa i përket Interit, ne i kemi parë pesë zëvendësimet që ata i kanë bërë dhe e dimë se sa vendimtar ata mund të rezultojnë. Nuk duhet harruar që aty është edhe Lazio”, përfundoi Del Piero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat