‘Shpërthen’ Kloppi ndaj legjendës së Manchester Unitedit pas fitores

Futboll

‘Shpërthen’ Kloppi ndaj legjendës së Manchester Unitedit pas fitores

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 00:15
Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpoolit ka arritur ta mposhtë Arsenalin me rezultat final në 3:1, në takimin e xhiros së tretë në Premierligë.

Për Liverpoolin shënuan Mane, Robertson dhe Salah, ndërkaq golin e vetëm për Arsenali e realizoi, Lacazette.

Pas kësaj fitore të madhe foli edhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili ishte i nervozuar me analizën e ish-futbollistit të Man United, Roy Keane, pasi gjatë fjalimit të Klopp për “Sky Sport”, ai tha se skuadra e Liverpoolit dhuroi një paraqitje të dobët sonte.

“A e dëgjova mirë se z. Keane tha se ne sot kishim një përformancë të dobët, ai e tha atë? Ai tha që ne nuk ishim të qëndrueshëm? Unë mund të them se ky është parashikimi më i pabesueshëm i kësaj loje”, tha Klopp.

“Unë them se asgjë nuk ishte e dobët, ne triumfuam ndaj një skuadre në formë siç është Arsenali. Ata kishin dy mundësi, por që Alisson i priti. Kjo nuk ishte lojë e dobët përkundrazi ishte e fortë”, përfundoi tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat