Arteta: Lacazette nuk ka faj për humbjen kundër Liverpoolit

Futboll

Arteta: Lacazette nuk ka faj për humbjen kundër Liverpoolit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:41
Lacazette

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, dëshiron t’i shohë futbollistët e vet të tërbuar pas humbjes 3:1 kundër Liverpoolit, por nuk i vuri faj Alexandre Lacazettes për rastin e artë që e humbi në këtë takim.

Sadio Mane, Andry Robertson dhe Diogo Jota, në debutimin e tij, i shënuan golat e triumfit të Liverpoolit, pasi Lacazettes iu dhuruar goli i parë në këtë ndeshja nga një gabim trashanik i Robertson të hënën në Anfield.

Sikur sulmuesi francez të ishte më i mbrehet para portës, ai do ta kishte barazuar rezultatin në 2:2 kur u gjend i vetëm përballë portierit Alisson Becker.

Pasi i zëvendësua një çerek lojë para fundit, Lacazette e mbuloi fytyrën me fanellë i ulur në stol.

“Natyrisht, ai e pati mundësinë më të mirë në ndeshje për ta barazuar rezultatin në 2:2 dhe të na vente në një pozitë të volitshme, por ai pati një ndeshje të mrekullueshme gjithsesi”, tha Arteta për Lacazette pas ndeshjes.

“Ai bëri paraqitje të jashtëzakonshme dhe jam i kënaqur me të. Dua t’i shoh lojtarët e mi të zemëruar dhe të tërbuar kur humbim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat