Monza është klubi i 15-të në karrierën e Boatengut

Futboll

Monza është klubi i 15-të në karrierën e Boatengut

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:12
Kevin-Prince Boateng

Kevin-Prince Boateng i është bashkuar skuadrës nga Serie B, Monza, në një transferim ku do të ribashkohet me ish-shefat e Milanit.

33-vjeçari është larguar nga Fiorentina për të nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e ri italian.,

Pas qershorit të vitit të ardhshëm, Monza e ka opsionin që t’ia zgjatë kontratën edhe për një vit tjetër.

Te klubi i ri, ai do të bashkohet me krerët Adriano Galliani e Paolo Berlusconi dhe trajnerin Cristian Brocchi, të cilët kanë qenë drejtues të Milanit, ku Boateng ka luajtur në të kaluarën.

Mesfushori ka pasur një karrierë të bujshme dhe ka luajtur në klube, si Milan, Barcelona, Tottenham Hotspur e Borussia Dortmund, ndërsa Monza është klubi i 15-të në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat