Talenti norvegjez udhëton drejt Milanos: Po i bashkohem një klubi të madh

Futboll

Talenti norvegjez udhëton drejt Milanos: Po i bashkohem një klubi të madh

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:46
Jens Petter Hague

Jens Petter Hague ka udhëtuar drejt Milanos sot dhe e ka falënderuar Bodo/Glimt që i ka ndihmuar të arrijë marrëveshje me Milanin për ta realizuar ëndrrën.

Anësori norvegjez mahniti gjatë rundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës kundër Milanit dhe ra në sy saqë kuqezinjtë i siguruan shërbimet e tij sa çel e mbyll sytë.

Hague është rrugës për në Milano dhe shpreson se do ta veshë fanellën kuqezi brenda ditësh.

“Është një klub i madh qartazi”, tha Hague për televizionin norvegjez TV2.

“Ndiej se mund të zë vend në këtë ekip të Milanit”, shtoi ai.

20-vjeçari, i cili shënoi dhe asistoi në humbjen e skuadrës së vet kundër Milanit javën e kaluar, pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sapo të mbërrijë në Milano. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat