Muriqi, gati për skuadrën italiane

Futboll

Muriqi, gati për skuadrën italiane

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:33
Muriqi, gati për skuadrën italiane

Vedat Muriqi sulmuesi më i ri i Lazios fiton betejën me koronavirusin.

I izoluar në Turqi prej disa ditësh pas transferimit zyrtar te bardhekaltrit, bomberi i përfaqësueses së Kosovës ka marrë lajmin e mirë se e ka mposhtur COVID-19, ndërsa pret edhe përgjigjen e testit të dytë.

Duke iu referuar asaj që shkruan Corriere Dello Sport, shumë shpejt Muriqi do të udhëtojë drejt Italisë për të nisur përgatitjet me skuadrën kryeqytetase edhe pse debutimi i tij pritet të ndodhë pas pauzës së kombëtareve.

Blerja e kartonit të Muriqit nga Fenerbahce i kushtoi arkave të Lazios 18 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat