Ibrahimi: Nuk besoj se do të ndodh Liga unike në futboll

Futboll

Ibrahimi: Nuk besoj se do të ndodh Liga unike në futboll

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:11
Ibrahimi: Nuk besoj se do të ndodh Liga unike

Labinot Ibrahimi ka folur për çështje të ndryshme në një intervistë për Panorama Sport.

Mbrojtësi i Arbërisë së Dobrajës, që në të kaluarën ka luajtur për shumë vjet me Prishtinën dhe Partizanin e Tiranës, ka komentuar edhe ligën e përbashkët Kosovë – Shqipëri në basketboll.

Ai është shprehur pessimist se një gjë e tillë mund të ndodh edhe me futbollin.

“Do të ishte një gjë shumë e bukur, por nuk besoj që do të ndodhë ndonjëherë. Them kështu, se logjikisht është më mirë siç jemi, pasi kemi mundësi që të përfaqësohen më shumë ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në Europë. Përfitimet dhe kënaqësia është më e madhe në këto pozita sesa të merrnin pjesë vetëm 3-4 klube nga trojet shqiptare në Evropë”, tha Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat