Loshaj 19 ndeshje kampionale, 4 asistime dhe me nje mesatare vrapimi prej 10,5 kilometra

Futboll

Loshaj 19 ndeshje kampionale, 4 asistime dhe me nje mesatare vrapimi prej 10,5 kilometra

Nga: Fatmir Beka Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:13
Loshaj 19 ndeshje kampionale, 4 asistime dhe me nje mesatare vrapimi prej 10,5 kilometra

Një nga futbollistët mbase më të përgatitur të Kombëtares A të Kosovës, që përkundër situatës pandemike ka zhvilluar 19 ndeshje si titullar tek nën kampioni polak Cracovia, që ka qenë aksion-thyes i rivalëve, asistues dhe në shumicën e ndeshjeve  vrapuesi më i madh i skuadrës me një mesatare 10,5 kilometra për ndeshje është mesfushori ofenziv e defansiv Florian Loshaj.

Loshaj 23 vjeçar që ka qenë pjesë e U-21 të drejtuar nga Rafet Prekazi, ndërkohë që ishte pjesë e skuadrës së Kosovës në ndeshjen miqësore me Suedinë dhe i ftuar për ndeshjet e fundit ndaj Moldavisë dhe Greqisë, por që skuadra nuk e kishte lejuar të grumbullohet në përfaqësuese.

Ai është bërë lider i skuadrës polake Cracovia, ndonëse ka vetëm pak më shumë se 6 muaj në skuadrën polake, ndërkohë që më herët ka qenë pjesë e skuadrës rumune Politehnika Iasi po ashtu vetëm 6 muaj, pjesë e Mastrchitit dhe Rodes në kampionatin holandez dhe produkt i Akademisë së Futbollit Genku në Belgjikë.

Ajo që vërehet në 19 ndeshjet e deritashme në kampionatin polak në stinorin e kaluar, ku skuadra ku luan Florian ishte nën kampion i Polonisë dhe fituese e Kupës së Polonisë, duke qenë një ndër futbollistët e rrallë të përfaqësueses sonë që ka luajtur aktivisht dhe ka fituar trofe.

Përvoja e madhe në një kampionat të fuqishëm, kalitja fizike dhe mbi të gjitha mesatarja e vrapimit në një ndeshje kampionate për Florian Loshajn janë impresive, pasi ai në disa ndeshje ka qenë vrapuesi më i madh në skuadrën e vetë edhe në ndeshje, me mesatare 10,5 kilometra.

Vetë numri i ndeshjeve të zhvilluara, përkatësisht roli titullar dhe lider i skuadrës, distanca e vrapimit dhe kalitja e tij, e bëjnë një pasuri të madhe për përfaqësuesen në sfidat që e presin Kosovën si në plej-offin për kualifikim në evropian po ashtu edhe në Ligën e Kombeve.

Florian Loshaj është një “dardan” që ka potencial edhe mund të jetë kontributdhënës i madh për skuadrën e Kosovës , andaj shpreson pret edhe shpreson të ketë rastin për të dëshmuar përkushtimin dhe dashurinë për Kosovën dhe fanellën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat