Zendeli thyen heshtjen: Boll më kundër përdhosjes së klubit dhe nënçmimit të legjendave! Për ordinerin nuk bën as Zekirja Ramadani

Futboll

Zendeli thyen heshtjen: Boll më kundër përdhosjes së klubit dhe nënçmimit të legjendave! Për ordinerin nuk bën as Zekirja Ramadani

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:18
Zendeli thyen heshtjen: Boll më kundër përdhosjes së klubit dhe nënçmimit të legjendave! Për ordinerin e Shkupit nuk bën as Zekirja Ramadani

Njëri prej shumë legjendave të klubit të futbollit Shkupi, ish portieri Suad Zendeli ka reaguar pas ndodhive të fundit në klubin shqiptar nga Çairi. 

Largimi i papritur i trajnerit Muharem Bajrami,  në kushte kur ai po shënonte rezultate shumë të mira, ka bërë që ish kapiteni bardhekaltër, Suad Zendeli të thyej heshtjen.

Sipas, Zendelit, është koha e fundit që të ngrejnë zërin kundër përdhosjes së klubit dhe nënçmimit të legjendave, siç është rasti i fundit i “Mukit”.

Ja reagimi i tij i plotë:   Unë si ish-kapiten dhe lojtar i kësaj skuadre vlerësoj se koha e heshtjes mori fund. Nuk kam folur për vetën, sepse nuk doja të keqkuptohem me pretendime se flas nga inati dhe interesi personal. Por duke parë rrjedhen e gjërave te klubi i zemrës, FC Shkupi, mendoj se është koha që të gjithë neve që na djeg zemra për këtë klub, të ngrejmë zërin kundër përdhosjes së klubit dhe nënçmimit që u bëhet legjendave dhe personave që për vite të tëra kanë derdhur djersën për Shkupin, që kanë sjellur tituj dhe që nuk u kanë kthyer shpinën klubit edhe në kohërat më të vështira.

Për mua është e papranueshme që të vijë një ordiner palaco nga Turqia dhe të nënçmon gjithë shkupjanët pa përjashtim. Ne nuk jemi marioneta, por ne punojmë në bazë të karakterit dhe dijës që kemi. Nuk tolerojmë të fus hundët aty ku trajneri merr vendimet dhe nuk i zhveshim brekët para askujt.

Ti marrim gjërat me radhë:

– Si mund të sqarojmë largimin e Ardian Nuhiut në kushte kur ekipi ishte dy pikë larg vendit të parë. Nuk bën Nuhiu për Shkupin e tij, ndërsa me FC Drita nga Gjilani fiton titullin kampion në Superligën e Kosovës dhe kalon disa ture në Europë.

– Për ordinerin e Shkupit nuk bën as Zekirja Ramadani, ndërsa në Kosovë me disa skuadra fiton tituj kampioni.

– Nuk bëj unë, Suad Zendeli, sepse s’pranoj të bëhem servil i një fundrrine të ardhur me bagazh kriminel nga Turqia. Shkupi s’ka nevojë për çiftin e tij. FC Shkupi ka nevoje për ‘efendi’ nga Turqia.

– Nuk bën Ertan Demiri, i cili i dha shumë kësaj skuadre.

– Nuk bën Qatip Osmani, legjendë e futbollit në Maqedoni, fitues i disa titujve e sukseseve në Europë, ndërsa degjenerohet nga mjeshtrit turqë të Shkupit tonë të dashur.

– Mos flas për sa lojtarë të dalë nga Shkupi e që u përzunë nga klubi i tyre i zemrës, duke u detyruar sot të luajnë gjithandej, derisa fanella bardhekaltër u jepet mercenarëve që kurrë nuk do t’ia dinë peshën.

– Dhe, sikur mos mjaftonte gjithë kjo, pa fije turpi e largojnë edhe pishtarin e fundit të ngelur në klub, Muharem Bajramin në kushte kur skuadra është vetëm një hap larg vendit të parë. E largon një pis i fëlliqur nga Turqia që klubin nuk e ka për gjë tjetër përveç interesave të tija personale.

Mjaft më! A thua s’kemi bërë ne aq për klubin dhe futbollin në përgjithësi në Maqedoni, që të del dikush e të na mbrojë.

Erdhëm dhe u kthyem te Shkupi për t’i kthyer klubit dhe shkupjanëve krenarinë, por përmes rrugës së vetme që njohim ne, me besnikëri, sinqeritet, profesionalizëm, përkushtim e dashuri, ashtu siç e meriton ky klub. Ne i falëm edhe shumë borxhe klubit. Nuk erdhëm për të fituar para, por erdhëm për të ndihmuar klubin. Ndërkohë, ai erdhi për ta mjelë dhe për ta rrjepur klubin.
Kujdes! Janë lojëra të rrezikshme që nuk vlejnë vetëm nënçmim dhe largim i legjendave, por edhe futje e klubit në ujëra të pista që mbase në të ardhmen mund të na kushtojnë shumë.

Çuditërisht ky i degjeneruari pretendon sërish të sjell në klub një trajner të eshit të vet, pijanec, narkoman, trajner që e gjenë gjithandej në diskoteka me tiparet më të fëlliqura njerëzore. Shkupi krenar nuk meriton as këtë lloji të trajnerit, e as më pak këto tipa njerëzish si pronari turk.

Është koha e fundit që gjithë shkupjanët së bashku të ngrejmë zërin, për të mos lejuar klubi të fundoset nga lojërat e fëlliqura që bëjnë këta njerëz ndaj legjendave të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat