Gavazaj lë gjithçka të hapur për të ardhmen

Futboll

Gavazaj lë gjithçka të hapur për të ardhmen

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:44
Gavazaj lë gjithçka të hapur për të ardhmen

Pas një sezoni Enis Gavazaj mbylli zyrtarisht aventurën me Kukësin dhe tashmë sulmuesi anësor është në kërkim të një eksperience të re. 25-vjeçari nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

“E ardhmja? Nuk e kam menduar tani për tani. Ende nuk kam vendosur për të ardhmen. Kurrë mos thuaj kurrë, por për momentin jam duke shqyrtuar ofertat”.

Kategoria Superiore vazhdon të mbetet një opsion për të ardhmen e ish-futbollistit të Skënderbeut, edhe pse gjasat më të mëdha janë që Gavazaj të firmosë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat