Batha: Duam kualifikimin kundër skuadrës zvicerane

Futboll

Batha: Duam kualifikimin kundër skuadrës zvicerane

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:03
Batha: Duam kualifikimin kundër skuadrës zvicerane

Në krah të trajnerit Egbo, në konferencën për shtyp pa nisjes për në Zvicrës, ishte kapiteni Idriz Batha, që foli me optimizëm për përballjen me Young Boys.

“Mendoj se e kam kaluar dëmtimin që kisha, nuk mund të them se jam në 100%, por jam në 95% të formës. Është një ndeshje e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë, pasi të gjithë fitojnë nga pak. Është privilegj, jo të gjithëve u jepet mundësia. Shpresoj të jetë fati me ne. Takime të tilla i vendosin episodet, nëse gabon, të ndëshkojnë.”

Kërkohet maksimumi përballë një kundërshtari më cilësor në letër. Për Bathën ka më shumë rëndësi rezultati final sesa loja që do të zhvillojë Tirana.

“Më mirë të luajmë keq dhe të fitojmë, sesa të luajmë mirë dhe të humbim. Duam kualifikimin. Ndeshje të tilla priten me padurim. Kemi zhvilluar dy ndeshje të tjera dhe e kemi parë që skuadrat e tjera nuk kanë shumë diferenca me ekipet shqiptare, thjesht shfrytëzojnë gabimet. Mund t’ia dalim nëse nuk gabojmë.

Ne e kemi studiuar kundërshtarin, kanë elementë cilësorë brenda, sidomos në anën ofensive. I kemi marrë edhe masat, por shpresoj që gjërat që kemi thënë në video-analizë t’i shfaqim në fushë. Goditjet standarde? Është e vërtete që i druhemi golave nga goditjet standarde, pasi kundërshtari i ka lojtarët për të tilla raste. Do bëjmë maksimumin për të mos pësuar gol".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat