Maqedonët japin lajmin e madh për sfidën Maqedoni - Kosovë

Futboll

Maqedonët japin lajmin e madh për sfidën Maqedoni - Kosovë

Nga: K.Goca Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:13
Maqedonët japin lajmin e madh për sfidën Maqedoni - Kosovë

UEFA ka vendosur që ndeshjet e gjysmëfinales dhe të finales së Ligës së Kombeve, të përdoret teknologjia VAR për të ndihmuar gjyqtarët e këtyre ndeshjeve super të rëndësishme, ku sigurohet një biletë për EURO 2021. 

“Vendimi u konfirmua sot në faqen zyrtare nga Federata e Futbollit e Maqedonisë, pasi që ndeshja gjysmëfinale kundër Kosovës do të luhet më 8 tetor në Shkup”, shkruan “Ekipa.mk”.

"Ekipi kombëtar A i Maqedonisë më 8 tetor në orën 20:45 do të luajë kundër Kosovës në Arenën Kombëtare ‘Todor Proeski’  në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. 

Do të vendoset sistemi VAR për të ndihmuar në vendimet e gjyqtarëve. "Miratimi për përdorimin e sistemit VAR konfirmohet nga FIFA, dhe e gjitha lidhet me Rregullat e lojës së futbollit", shkruan mes të tjera medium maqedon.

Në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" do të testohet përdorimi i teknologjisë VAR një ditë para ndeshjes me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat