Rey Manaj është i gatshëm që të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar.
Edhe pse kaloi në janar te skuadra e dytë e katalunasëve, sulmuesi shqiptar nuk është i lumtur me hapësirën e vogël.
Manaj ka njoftuar Barcelonën se është i gatshëm që të largohet në këtë afat, për të luajtur standard te një skuadër.
Lojtari kishte kaluar te Blaugranasit nga Albacete për 700 mijë euro, mirëpo klauzola e tij është tani 50 milionë euro.
Kontrata e tij me Barcelonën skadon në verën e vitit 2023, derisa shuma prej 50 milionëve mund të ulet.
Manaj është i hapur që të kalojë në La Liga 2, te një skuadër që ka qëllime për t’u rikthyer në elitën e futbollit spanjoll.