Deulofeu pranë rikthimit në Serie A

Futboll

Deulofeu pranë rikthimit në Serie A

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:52
Deulofeu pranë rikthimit në Serie A

Xherard Deulofeu e dëshiron me patjetër rikthimin në Serinë A, aty ku ka luajtur në të kaluarën për skuadrën e Milanit, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera.

Sipas “Sport” ish-sulmuesi anësorë i kuqezinjve do të largohet nga Uatford pas rënies nga Premier Liga.

Agjenti i tij po punon për disa opsione, ku ato kryesoret vijnë nga Serie A.

Fiorentina e shikon spanjollin si zëvendësues të Kiezës nëse ai largohet dhe nga ana tjetër, Napoli, i cili tashmë ka kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe kanë një pëlqim për të.

Milan u përfol se mund ta rikthente në ekip 26-vjeçarin, por me ardhjen e Brahim Diaz dhe me ëndrrën Kieza, kuqezinjtë duket se kanë hequr dorë nga spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat