Zidane vendos për zëvendësuesin e Benzemasë, ia komunikon drejtuesve

Futboll

Zidane vendos për zëvendësuesin e Benzemasë, ia komunikon drejtuesve

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:17
Benzema

Sulmuesi Borja Mayoral ka vendosur të qëndrojë te Real Madridi. Ai nuk do të largohet, pavarësisht se mund të mos ketë hapësira. AS ka zbuluar se pas takimit që ndodhi ditën e sotme me drejtuesit e klubit vendosi të qëndrojë.

Trajneri Zinedine Zidane u ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i gjejnë një ekip të ri serbit Luka Jovic. Ai nuk është në planet e tij dhe mendon se më efikas për të është qëndrimi i Borja Mayoral.

23-vjeçari ka bindur teknikun e tij dhe do të mbetet te skuadra e “Los Blancos”. Borja luajti dhe në ndeshjen e kaluar kundër Real Betisit, pavarësisht se Jovic e nisi si titullar. E ardhmja e Mayoral nuk do të varet nga Jovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat