Ministrja Dumoshi jep lajmin e keq për Kosovën, pak kush e priste

Futboll

Ministrja Dumoshi jep lajmin e keq për Kosovën, pak kush e priste

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:37
Ministrja Dumoshi jep lajmin e keq për Kosovën, pak kush e priste

Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi deklaroi sot se ndërtimi i stadiumit kombëtar është një projekt i kushtueshëm dhe se duhet të shihet një zgjidhje nëse do të ndërtohet në këtë fazë apo të shihet si mundësi e një partneriteti publiko-privat.

Dumoshi gjatë raportimit në Komisionin për Arsim ka bërë të ditur se deri në muajin nëntor do të përfundojnë gjashtë projektligjet e parapara nga ministria që ajo drejton.

“Ne e kemi projektin e fizibilitetit, i cili ka përfunduar, tash do të bëhet edhe një komision, i cili do ta rishikojë komplet edhe një herë projektin. Projekti është shumë i kushtueshëm”.

“Ne e dimë që këtë vit, siç e potencova, deri në muajin gusht nuk kemi mund të nisim asnjë procedurë të aktivitetit të prokurimit”.

“Pothuajse është vit i humbur për investimet kapitale. Aty parashihet diku 70 milionë deri në 100 milionë për t’u kryer stadiumi”.

“Besoj që duhet bërë një zgjidhje, se a ka Republika e Kosovës një buxhet të tillë për ndërtimin e këtij stadiumi në këtë fazë, apo duhet të shihet edhe partneriteti publiko-privat”, tha Dumoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat