Spartak Moska e ka seriozisht për shqiptarin

Futboll

Spartak Moska e ka seriozisht për shqiptarin

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:40
Spartak Moska e ka seriozisht për shqiptarin

Klubi rus Spartak Moska po këmbëngul fort për të blerë kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit , i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me të kaltërit po ndiqet prej kohësh nga klubi i kryeqytetit rus.

Sipas mediave italiane, Napoli ka marrë ofertë prej 7 milionë eurosh nga pala ruse. Përveç kësaj, 26-vjeçarit i ofrohet një kontratë për 5 vite duke përfituar 3 milionë euro në sezon.

Prej kohësh Napoli dhe Hysaj nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur përfundimisht të ardhmen e lojtarit.

Menaxheri i tij Mario Xhufredi ka deklaruar se nëse Napoli nuk ofron kushte të përshtatshme që Hysaj të rinovojë kontratën, atëherë ai do të largohet nga “San Paolo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat