Befasi, United shumë afër transferimit të Dembele

Futboll

Befasi, United shumë afër transferimit të Dembele

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 20:38
Ousmane Dembele

Barça pritet ta shet francezin për t’i lëshuar rrugë Memphis Depay

Manchester Untied ka bërë një lëvizje befasuese në orët e mbrëmjes, sipas asaj që raporton AS.

Sipas kësaj media spanjolle, United janë shumë afër një marrëveshje për sulmuesin anësor të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Ronald Koeman dëshiron që ta sjell me çdo kush Memphis Depay në Camp Nou nga Lyoni, por klubi duhet të shet para se të bëj lëvizje për yllin holandez.

Sipas asaj që raporton kjo media, Blaugrana pritet që të pranojë një ofertë në mes 50 milionë euro dhe 60 milionë euro për sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat