“Për nga mënyra si është ndërtuar skuadra, identiteti që ka, një barazim si në Romë në inferioritet numerik vlen më shumë se fitorja në ndeshjen parë ndaj Sampdoria-s”.
Ky është mendimi i dhënë nga Alberto Zaccheroni, i intervistuar nga Corriere della Sera.
“Nuk dua mbroj, por Pirlo-s i kanë munguar javët klasike të fazës përgatitore, – ka vazhduar Zaccheroni. – Duhet të mendosh gjithmonë për të ndërtuar, por nuk mund ta shpjegosh me fjalë”.
“Kjo ka munguar dhe shumë lojtarë nuk janë ndier mirë në fushë. Megjithatë, fjalët e Ronaldo-s dhe qëndrimi i skuadrës tregojnë besimin e madh që skuadra ka te Pirlo. Kjo është thelbësore”.