“Mësuesi” Mourinho me fat, e mposht “nxënësin” Lampard

Futboll

“Mësuesi” Mourinho me fat, e mposht “nxënësin” Lampard

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Tottenhemi ka mposhtur Chelsean pas ekzekutimit të penalltive, për t’u kualifikuar kështu në çerekfinale të EFL Cup.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, me vendasit që arritën të rikthehen në lojë vetëm në çastet e fundit.

Në llotarinë e 11-metërshave, vendasit ishin më të vëmendshëm, pasi nuk gabuan asnjëherë, kurse tek të kaltërit, penalltinë vendimtare e huqi Mount.

Kësisoj, Mourinho ia doli të jetë më i suksesshëm se nxënësi i tij, Frank Lampard, që deri në fund ishte në avantazh, por që nuk ia doli ta mbajë epërsinë edhe për pesë minuta të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat