Punë e kryer: Nainggolan transferohet te Cagliari

Futboll

Punë e kryer: Nainggolan transferohet te Cagliari

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 00:39
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan është afër rikthimit te Cagliari.

Sot (e martë) ka pasur një takim mes dy klubeve për të gjetur një marrëveshje për finalizimin e këtij transferimi.

Mesfushori belg, për dallim nga sezoni i kaluar ku ishte i huazuar te Cagliari, tani do të bëjë transferim të përhershëm.

Gianluca di Marzio raporton se Cagliari do t’i paguajë Interin 12 milionë euro për Nainggolan.

Nainggolan gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat