Dembele i përgjigjet ofertës së Manchester Unitedit

Futboll

Dembele i përgjigjet ofertës së Manchester Unitedit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 08:39
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele e ka hedhur poshtë një ofertë nga Manchester Unitedi, për siç thuhet arsye se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.

Anësori francez Dembele është plotësisht i përqendruar dhe përkushtuar ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.

Për këtë arsye ai e ka refuzuar një ofertë nga gjiganti i Premierligës Manchester United, sipas Inside Football.

Thuhet se Unitedi i kishte ofruar rreth 60 milionë euro për francezin dhe se Barcelona e kishte pranuar ofertën.

Barça është e hapur ta shesë 22-vjeçarin, për shkak se do ta përforcojë sulmin me anësorin e Lyonit, Memphis Depay. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat