Ibrahimovic me përgjigje perfekte në debatin për atë se kush është më i miri – Ronaldo apo Messi

Futboll

Ibrahimovic me përgjigje perfekte në debatin për atë se kush është më i miri – Ronaldo apo Messi

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:09
Ronaldo, Ibrahimovic dhe Messi

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai duhet të pres edhe pak që të jap verdiktin final se kush është më i miri në debatin e gjerë për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin kur të vijën dyshja në moshën e tij.

Kapiteni i Barcelonës është aktualisht 33-vjeçar, ndërsa ylli i Juventusit gëzon 35 vite, mirëpo ende vazhdon debati se cili është më i miri i të gjitha kohërave.

Ibrahimovic, që ka luajtur me Messin te Barcelona, ka vazhduar t’i hesht kritikët e tij me formën që po kalon te Milani në rikthimin e dytë.

Sulmuesi 38-vjeçar ka vlerësua lartë lojën e Messit dhe Ronaldon në këto nivele të moshës së tyre, mirëpo kërkon që t’i shoh të dy se si luajnë kur janë në moshë të tij.

“Do të shikojmë se si luajnë që të dy kur do të jenë në moshën time”, ka thënë Ibrahimovic në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Në moshën 35-vjeçare, unë isha te Manchester United, Nuk ishte e lehtë, por në sezonin tim të parë, kemi fituar tre tituj. Ju nuk e dini sa kundërshtar kam”.

“E admiroj Cristianon, ai punon shumë dhe ka luajtur në skuadra të mëdha, por në Itali është ndryshe, nuk befasohem që ai shënon më pak se më parë”.

“Për Leon, çfarë të them? Ai ka një talent unik. Për mendimin tim, ai asnjëherë nuk do të ndryshojë skuadër”, ka shtuar më tej Ibra.

Messi deri më tani ka fituar gjashtë herë Topin e Artë, derisa Ronaldo ka një më pak, mirëpo deabti mes tyre ende vazhdon edhe pse janë duke shkuar në perëndim të karrierës së tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat