Skandaloze: Publikohen pamjet ku Neymar ofendon rëndë në baza raciste mbrojtësin e Marseille

Futboll

Skandaloze: Publikohen pamjet ku Neymar ofendon rëndë në baza raciste mbrojtësin e Marseille

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:15
Neymar dhe Sakai

Janë publikuar pamjet në të cilat pretendohet se ylli brazilian i PSG-ës, Neymar JR. ka ofenduar në baza raciste mbrojtësin e Marseille, Hiroki Sakai.

Ngjarja ka ndodhur në “Klasiken Franceze” në mes të PSG dhe Marseille, takim ky të cilët këta të fundit e fituan në Parkun e Princave disa javë më parë.

Ishte vetë Neymar ai i cili pas ndeshjes deklaroi se u ofendua në baza raciste nga mbrojtësi i Marseille, Alvaro Gonzalez, në takimi që pati pesë kartona të kuq.

LFP e cila suspendoi Neymarin për dy ndeshje pas incidentit, pritet ta dënoj braziliain shumë më tepër kur dihet serioziteti i situatës.

Mediumi spanjoll, Cadena SER ka analizuar një komunikim që Neymar e pati me mbrojtësin japonez, Hiroki Sakai, ku sipas ekspertëve spanjoll Neymar i referohet Sakait si “m** kinez”.

Neymar mund të dënohet nga 8 deri në 10 javë mos-lojë në qoftë se komiteti displinor i Ligue 1 vendos që pamjet nga Cadena SER janë legjitime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat