Aksident komunikacioni, sportisti lëndohet rëndë!

Futboll

Aksident komunikacioni, sportisti lëndohet rëndë!

Nga: K.Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:51
Aksident komunikacioni, sportisti lëndohet rëndë!

Ish portieri i futbollit, boshnjaku Amel Pjaniç (35 vjeç) u lëndua rëndë në një aksident trafiku gjatë të martës në qytetin Ovnak afër Vitezes në rrethin e Bosnjës Qendrore, njoftoi faqja “Zenicablog”.

Pjaniç, duke drejtuar makinën Opel Astra përplaset me një kamion.

Ai lëndohet rëndë në të dyja këmbët dhe ka edhe dëmtime të tjera trupore. Siç raportohet, mjekët po bëjnë përpjekje që t'ia shpëtojnë këmbët.

Image

Vitin e kaluar, Amel përfundoi karrierën e pasur, i cili ka qenë edhe anëtar i ekipit kombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës për kategoritë e moshave të reja, dhe edhe kapiten për kadetë.

Ai ishte një portier i dëshmuar, ka mbrojtur ngjyrat e klubeve Celiku nga Zenica, Igman nga Konjiç, Zhelezniçari nga Sarajeva, Rudari Kakanj, Travniku, Zenica City dhe Moshevac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat