Mourinho: Qëndroni të qetë, kur ekipi juaj po fiton

Futboll

Mourinho: Qëndroni të qetë, kur ekipi juaj po fiton

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:17
Mourinho: Qëndroni të qetë, kur ekipi juaj po fiton

Vetë Mourinho, gjithashtu, zbuloi pas ndeshjes se i kishte dhënë disa këshilla trajnerit të bluve. Ai beson se Lampard duhej të ishte më i zëshëm, kur skuadra e tij po humbte kundër West Brom në Premier League, gjatë fundjavës:

 “Me Frank, gjërat më të rëndësishme janë ndjenjat e mia ndaj tij, në vend të çdo fjalë që shkëmbyem sot. Unë i detyrohem atij për gjithçka më ka dhënë. Ai gjithmonë më ka dhënë gjithçka që kishte si lojtar dhe kurrë nuk e harroj. Ndjenjat e mia ndaj tij do të jenë gjithmonë mirënjohëse. I detyrohem atij si lojtar i pabesueshëm që ishte, por edhe mik i mirë.

E vetmja gjë që po i tregoja ishte vetëm një mendim i një trajneri të vjetër për një trajner të ri të talentuar. Kur lojtarët tanë po fitojnë nuk kemi nevojë të jemi protagonist te vija anësore e fushës, por duhet të jemi aty kur ata po humbasin. 

Në ndeshjen e fundit, kur ata po humbnin 3-0, më erdhi shumë keq për të, sepse ishte i trishtuar dhe i qetë në karrigen e tij. Për sa i përket futbollit, nuk mund t’i mësoj asgjë. Frank e njeh futbollin, është thjesht një sugjerim: Qëndroni në vijën e fushës (te stoli) kur ekipi juaj po humbet. Qëndroni të qetë, kur ekipi juaj po fiton”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat