Koeman: E ardhmja e Dembele-s varet nga ai dhe klubi

Futboll

Koeman: E ardhmja e Dembele-s varet nga ai dhe klubi

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:12
Ousmane Dembele

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka konfirmuar se ende nuk di se çfarë do bëhet me të ardhmen e sulmuesit Ousmane Dembele.

Francezi kërkohet me ngulm nga Manchester United-i, që e shohin si pasuesi i Jadon Sancho-s.

Koeman ka konfirmuar se e ardhmja e lojtarit vendoset nga klubi, mirëpo nëse qëndron ka vend në formacion.

“Varet nga klubi dhe lojtari. Por, tani është me ne dhe kemi parë në javët e fundit, kam besim te ai”.

“Ai duhet të pres që të luaj, por është duke u stërvitur mirë, duke u përmirësuar. Dua të them se kam besim te ai”, deklaroi ai.

United-i është duke provuar ta huazojë me mundësi blerje, derisa fjala e fundit i takon francezit, që deri me tani ka refuzuar largimin nga “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat