Liverpooli mund të jetë në ‘grupin e vdekjes’ në Ligën e Kampionëve

Futboll

Liverpooli mund të jetë në ‘grupin e vdekjes’ në Ligën e Kampionëve

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:34
foto ilustrim

Liverpooli mund të bije në të ashtuquajturin grup i vdekjes në Ligën e Kampionëve, me disa skuadra mjaftë të forta.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp është e vetmja në vazon e parë, shkaku që është kampion i Ligës Premier.

Kjo nënkupton se Liverpooli ka vetëm pesë kundërshtarë të mundshëm, derisa me tre prej tyre mund të jetë në një grup.

Barcelona, Interi dhe Borussia Monchegladbach, mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të skuadrës angleze në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Liverpoli nuk mund të përballet me skuadrat si Manchester City, Manchester United dhe Chelsea, të gjitha këto angleze.

The Reds do të shpresojnë që të kenë një grup më të lehtë dhe mos të shpenzojnë shumë energji në fazën e grupeve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat