Çfarë ndodhi me të famshmin Freddy Adu?

Futboll

Çfarë ndodhi me të famshmin Freddy Adu?

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:00
Çfarë ndodhi me të famshmin Freddy Adu?

Adu llogaritej si shpresa më e madhe në futbollin amerikan. Bota filloi ta njihte si Pelen e ri të futbollit.

Amerika llogariste dy talente të mëdhenj, që do kishin famë botërore, i pari LeBron Jamesi dhe i dyti Freddy Adu. Jamesi arriti që të thyente çdo parashikim për të, ndërsa Adu nuk bëri asgjë.

Si 14-vjeçar, Adu nënshkroi një kontratë 6- vjeçare më DC Unitedin nga e cila do të fitonte gjysmë milioni dollarë në sezon. Adu u bë shumë i famshëm kur në Kampionatin U17 shënoi tri gola në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.

Talenti i atëhershëm u bë i famshëm pak kohë pasi kishte fituar lotarinë e emigracionit, duke ardhur nga Gana në SHBA. Me 14 vjet e 320 ditë, në prill 2004, Adu bëri debutimin e tij profesional me DC.

Atë e kërkonin shumë skuadra të mëdha botërore, por Benfika arriti ta bindte, duke e transferuar në vitin 2007. Lisbonasit paguan një milion euro për të marrë të riun ganezo-amerikan, shkruan Indeksonline.

Karriera e tij u rrëzua pikërisht kur duhej të fillonte. Benfikën nuk e bindi fare për talentin e tij.

Më pas Adu e provoi veten te Philadelphia, Bahia, para se të provonte veten edhe në Serbi te Jagodina. Pas shumë dështimeve, Adu u provua edhe te Kupsi në Finlandë, para se të kthehej në Amerikë te Tampa dhe Las Vegasi. Nga viti 2018 ai e ka lënë futbollin, në moshën 28-vjeçare.

Tani ka filluar një biznes të ri. Adu ka burim të ardhurash regjistrimin e videove të personalizuara të ditëlindjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat