Kualifikimi sjell miliona

Futboll

Kualifikimi sjell miliona

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:07
Kualifikimi sjell miliona

Tirana ka shansin më të madh të bëjë atë që vetëm Skënderbeu ka bërë gjatë gjithë historisë së futbollit shqiptar: T’ia dalë të grumbullojë më shumë se 3-4 milionë euro fitime nga pjesëmarrja në fazën e grupeve.

Janë shumë komponentë që e çojnë Tiranën shumë lart në të ardhura, gjithmonë nëse kalon në fazën e grupeve të Europa League-s e ndalet atje.

Tirana, deri tani që flasim, i ka të sigurta 920 000 euro, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në “play off” do të grumbullojë 1.22 milionë euro apo do të marrë fondin prej 2.92 milionë eurosh.

Nëse do të kualifikohet, sigurisht që do të marrë 2.92 milionë euro, ndërsa nëse eliminohet nga “play off”-i, atëherë shuma e fituar vetëm nga fondi i solidaritetit është 1.22 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat