Skuadra shqiptare e ka rastin që të bëhet lider në Kampionatin e Malit të Zi!

Futboll

Skuadra shqiptare e ka rastin që të bëhet lider në Kampionatin e Malit të Zi!

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:22
Kristijan Vulaj

Java e 7-të e Kampionatit të Malit të Zi në futboll, sjell derbin mes dy skuadrave të pamposhtura deri me tash, liderit Podgoricës (4 fitore e 2 barazime) dhe skuadrës shqiptare Deçiq nga Tuzi (3 fitore e 3 barazime).

Podgorica dhe Deçiq - dy skuadra kryesore, të vetmet që nuk kanë humbur ende dhe përballja e tyre e mbrëmjes së sotme (18.00) në "DG Arena" është derbi i javës.

Podgorica kryeson me 14 pikë, e ndjekur nga Deçiq me 12 sosh. Deçiq e ka rastin të bëhet lider i ri nëse e mund Podgoricën. Skuadra shqiptare me Kristijan Vulajn, Ilir Camajn dhe bashkëlojtarë të tjerë do të luftojnë që të kthehen të pamposhtur nga Podgorica. 

“Ne luajmë kundër liderit dhe kemi një shans që të jemi të parët në renditje”, tha mes të tjera sulmuesi i Deçiqit, Ilir Camaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat