Tifozi detyrohet të qëndrojë një ditë në këmbë si statujë

Futboll

Tifozi detyrohet të qëndrojë një ditë në këmbë si statujë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:24
Tifozi detyrohet të qëndrojë një ditë në këmbë si statujë

Fantazi Futboll është një lojë shumë përhapur si në Shqipëri edhe jashtë. Dhe shpesh, ata që nuk fitojnë janë të detyruar të paguajnë në çdo mënyrë të mundshme.

Ky ka qenë rasti i një tifozi anglez që, pasi ka dalë i fundit në  kampionatin e Fantazi Futboll të Premier League, ka qenë i detyruar të shlyejë një dënim shumë unik.

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale nga Sportsman, më saktësisht në Twitter, tregojnë se si ky fanta-trajner i pafat ka qenë i detyruar nga shokët që të transformohej në  një statujë.

Nga sa mësohet, i riu ka dalë i fundit në një kampionat me 12 persona dhe ka qenë i detyruar të qëndrojë në këmbë për orë të tëra në rrugët e Londrës.

“E ka marrë mirë dhe është argëtuar edhe ai”, kanë thënë miqtë e tij.

Ku i dihet nëse ndonjë në Shqipëri nuk do të ketë dëshirën t’i imitojë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat