Ballkani lider i ri, Llapi në krizë të rëndë! Daku prinë në listën e shënuesve 

Futboll

Ballkani lider i ri, Llapi në krizë të rëndë! Daku prinë në listën e shënuesve 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:59
Ballkani lider i ri, Llapi në krizë të rëndë! Daku prinë në listën e shënuesve 

Ballkani nga Theranda është lider i ri në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra nga Theranda e demoloi me rezultat 3:1 Llapin nga Podujeva, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Llapjanët janë në krizë të rëndë të rezultateve, treguesi më i mirë janë tri humbje radhazi në edicionin e ri. 

Kryetrajneri Ismet Munishi me skuadrën e tij importoi tri pikë që peshojnë shumë.

Trim i ndeshjes - Mirlind Daku, që po futet në histori të futbollit tonë, si shënuesi më efikas në katër javët e para.
Ai për katër javë ka realizuar gjithsej 8 gola apo mesatarisht nga 2 për ndeshje.  

Daku ka shënuar në minutën e 52-të dhe të 60-tën, dhe Blend Baftiu në minutën e 70-të për Ballkanin. 

Në minutën e 77-të, Egzon Sinani i Ballkanit, u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Në minutën e 79-të, falë një gjuajtjes së jashtëzakonshme të Arbnor Ramadanit, ngushton humbjen në 1:3. Fillimisht topi qëlloi shtyllën dhe pastaj futet në rrjetë.
Ballkani kryeson klasifikimin me 10 pikë, ka dy më shumë se Arbëria që zë vendin e dytë, ndërsa Llapi e mban pozitën e nëntë me 0 pikë.

Superliga e Kosovës
Drita-Besa    3:1
Trepça '89-Prishtina   1:0
Llapi-Ballkani    1:3
Arbëria-Feronikeli    0:0
Nesër 
Drenica-Gjilani    15.00

Tabela

1. Ballkani    4    3    1    0    10:4    10
2. Arbëria    4    2    2    0    6:1    8
3. Trepça ’89    3    2    0    1    2:2    6
4. Feronikeli    4    1    2    1    8:5    5
5. Prishtina    3    1    1    1    4:2    4
6. Drenica    3    1    1    1    4:6    4
7. Gjilani    3    1    1    1    1:4    4
8. Drita    1    1    0    0    3:1    3
9. Llapi    3    0    0    3    1:5   0
10. Besa    4    0    0    4    3:12    0
Në javën e pestë do të takohen: Gjilani-Arbëria, Feronikeli-Drita, Ballkani-Prishtina, Besa-Trepça '89 dhe Prishtina-Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat