Manchester United pranë Maitland-Niles

Futboll

Manchester United pranë Maitland-Niles

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:00
Ainsley Maitland-Niles

Manchester United janë shumë afër transferimit të mesfushorit anglez Ainsley Maitland-Niles.

Ky i fundit momentalisht është lojtar i Arsenalit, dhe pritet që të largohet nga ekipi i “The Gooners”.

Gazetari Florian Plettenberg i “SPORT1” raporton që Maitland-Niles është pranë kalimit te Manchester United, dhe se marrëveshja mes dy klubeve angleze është 80% e përfunduar.

Transferi thuhet se do kompletohet ditëve në vazhdim dhe bëhet e ditur se United do paguajë rreth 22 milionë për Maitland-Niles. Klubit të United i duhen përforcime dhe e shohin anglezin si lojtar të duhur për të shpenzuar në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat