​Eden Hazard jashtë fushave për së paku katër javë

Futboll

​Eden Hazard jashtë fushave për së paku katër javë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:46
Zinedine Zidane, Eden Hazard

Rikthimi i Eden Hazard në fushat e lojës nuk do të ndodh së shpejti pasi ai ka pësuar një tjetër lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.

Sulmuesi nga Belgjika ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në sezonin e ri 2020/21 pasi kishte probleme me kraharorin.

Trajneri Zinedine Zidane dha të martën se Hazard ishte i gatshëm për lojë dhe se mund të startonte kundër Valladollidit në shtëpi, por ai nuk do të mund të luaj sonte.

“Pas testeve të zhvilluara sot në lojtarin tonë kemi hasur një problem në muskulin e këmbës së tij të djathtë. Rikuperimi i tij do të vazhdojë të vëzhgohet.”, thuhet në komunikatën zyrtare të “Los Blancos”

Hazard ka bërë vetëm 22 paraqitje në sezonin e tij debutues në Madrid dhe ka realizuar vetëm një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat