Kaçe i jep fund me PAOK-un

Futboll

Kaçe i jep fund me PAOK-un

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:16
Kaçe i jep fund me PAOK-un

Një karrierë e mbajtur peng nga PAOK-u ka qenë ajo e Ergys Kaçes në Greqi. Talenti shqiptar i ka kaluar 4 vitet e fundit në huazim, ku pas rikthimit sërish nuk e ka gjetur një vend stabël në radhët skuadrës nga Selaniku.

Mesfushori kuqezi nuk është lënë i lirë të shfaqë gjithë potencialin që ai zotëron, por më në fund ndarja mes palëve ka ardhur.

Kaçe i ka dhënë fund me PAOK-un dhe është gati të hedhë një hap tjetër në karrierë.

Megjithëse pritej një kalim në një kampionat më të fortë, mesfushori shqiptar duket se nuk heq dorë nga Greqia. Është “Sport24.gr” ajo që raporton se gjiganti helen, Arisi i Selanikut ka nisur negociatat me Ergys Kaçen, që tani është një lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat