Manchester United bëri ofertë zyrtare për Alex Telles, Porto nuk iu përgjigj fare pasi e konsideroi shumë të ulët

Futboll

Manchester United bëri ofertë zyrtare për Alex Telles, Porto nuk iu përgjigj fare pasi e konsideroi shumë të ulët

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:32
Alex Tellesin

Oferta e ulët e Manchester United për Alex Tellesin, nuk mori asnjë përgjigje nga Porto, shkruajnë mediat në Portugali.

Djajtë e Kuq janë kritikuar ashpër për këtë afat ka

limtar pasi Donny van de Beek mbetet nënshkrimi i tyre i vetëm i madh gjatë kësaj vere.

Por mbrojtësi i majtë i Portos, Alex Telles është në listën e blerjeve të United pasi skuadra e Ligës Premier shpreson të nënshkruajë me një mbrojtës të majtë deri të hënën.

Gazeta portugeze “O Jogo” raporton se United paraqiti një ofertë në vlerë 12 milionë funte (13.2 milionë euro) për mbrojtësin 27-vjeçar brazilian.

Oferta e Djajve të Kuq nuk i ka pëlqyer aspak Portos, duke mos i kthyer fare përgjigje klubit anglez.

Porto beson se lojtari vlen të paktën 18 milionë funte (20 milionë euro), pavarësisht se braziliani mbetet pa kontratë verën e ardhshme. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat