Deçiq nga Tuzi barazon në Podgoricë, në çastet e fundit lëshoi fitoren!

Futboll

Deçiq nga Tuzi barazon në Podgoricë, në çastet e fundit lëshoi fitoren!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:08
Deçiq

Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi për një fije të flokut i iku fitorja dhe lëshoi rastin që të bëhet lider i ri në Kampionatin e Malit të Zi në futboll!

Djelmoshat nga Tuzi treguan lojë të madhe, duke arritur një barazim në udhëtim me rezultat 1:1 kundër Podgoricës, në derbin e javës së shtatë.

Ndeshje e luftuar deri në fund, ndërsa Deçiq u tregua shumë i mirë por në minutën e 90+8 iu mohua fitorja.

Deçiq mbetet në vend të dytë me 13 pikë apo ka një bilanc fantastik, tre fitore e katër barazime, me goldallim 10:3, një pikë me pak se Podgorica e cila ka katër fitore, tre barazime dhe goldallimin 11:3. 
Në minutën e 69-të, gëzim i madh në taborin e skuadrës tuzjane!  Futbollisti Dargo Xhajiç shënoi autogol, 0:1. 

Në minutën e 90+8, Sentoku barazoi shifrat 1:1, duke ia mohuar fitoren skuadrës shqiptare. Deçiq dhe Podgorica janë dy skuadra që nuk njohin humbje në shtatë javët e para.

Podgorica - Deçiq 1:1
Stadiumi “DG Arena” në Podgoricë.
Shënues: Sentoku (90+8’) – Xhajiç (69’).
Podgorica: Uveziq, Cavor, Xhajiç, Jovanoviq, Kallugjeroviq, Kordiç, Marash, Marjanoviq, Nikoliq, Sentoku dhe Vukçeviq.  
Deçiq: Velimiroviq, Bozanoviq, Camaj, Dreshaj, Gjolaj, Lulgjuraj, Markoviq, An. Rudoviq, Ad. Rudoviq, Ruci dhe Vulaj.

Kampionati i Malit të Zi
OFK Petrovac - Jezero    0:1
Sutjeska - Rudari    2:0
OFK Titogradi - Zeta    1:0
Podgorica - Deçiq    1:1
Buduçnosti - Iskra

Tabela

1. Podgorica    7    4    3    0    11:3    15
2. Deçiq    7    3    4    0    10:3    13
3. Sutjeska        7    3    2    2    11:9    11
4. Jezero    7    3    2    2    4:4    11
5. Iskra    6    2    3    1    6:5    9
6. Buduçnosti    6    3    0    2    6:8    9
7. Zeta    7    2    2    3    6:7    8
8. Rudari    7    2    0    5    7:12    6
9. OFK Titogradi    7    1    2    4    6:12    5
10. OFK Petrovac    6    0    2    4    5:9    2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat