ELF Cup: Man City me lehtësi kalon tutje

Futboll

ELF Cup: Man City me lehtësi kalon tutje

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:20
Manchester City

Manchester City ka kaluar tutje në EFL Cup, pasi ka mposhtur 0-3 Burnleyn.

Skuadra e Pep Guardiola nuk ka diskutuar në asnjë moment kualifikimin, pasi ka dominuar Burnleyn.

Raheem Sterling në minutën e 35’ kaloi në epërsi Cityn, duke shënuar për 0-1.

Sulmuesi anglez u regjistrua në listën e golashënuesve edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 49’ shënoi për 0-2.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Ferran Torres, futbollisti i transferuar nga Valencia, kur në minutën e 65’, shënoi për 0-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat