Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Ligës Angleze, pas fitores bindëse sonte ndaj Burnley me rezultat 3:0.
Raheem Sterling shënoi golin e parë në minutën 35. I njëjti lojtar shënoi edhe një herë në portën kundërshtare në minutën 49, pas asistimit nga Ferran Torres.
Sterling gjithashtu e gjeti veten në rolin e asistentit në minutën 65 kur Torres shënoi edhe golin e tretë dhe të fundit.
Shorti për çerekfinalet e Kupës së Ligës do të hidhet të enjten në mbrëmje.