11 futbollistë të Genoa-s të infektuar me Covid, mes tyre edhe shqiptari

Futboll

11 futbollistë të Genoa-s të infektuar me Covid, mes tyre edhe shqiptari

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 00:50
Valon Behrami

Genoa ka zbuluar emrat e 11 lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, së bashku me katër anëtarë të stafit, përfshirë emra lojtarësh si Marko Pjaca, Davide Zappacosta dhe mesfushori shqiptar Valon Behrami.

Klubi nga Marassi ka lëshuar ??një deklaratë duke konfirmuar emrat e lojtarëve të infektuar me coronavirus. Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone, Davide Zappacosta dhe sot edhe Valon Behrami kanë rezultuar pozitiv.

Anëtarët e stafit Pietro Cistaro, Alessandro Donato, Pietro Gatto dhe Matteo Perasso gjithashtu janë të infektuar me COVID-19. Behrami ishte i fundit që ka rezultuar i infektuar, pasi ai kishte dalë negativ të hënën, por sot rezultoi pozitiv pas testit të bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat