KF Tirana është shpresa e vetme e gjithë shqiptarëve në Evropë.
Kampionët e Kategorisë Superiore janë një fitore larg fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Një fitore në udhëtim te Young Boys, do të bënte që KF Tirana për herë të parë në histori të klubit t’i siguronte grupet e Ligës së Evropës.
Ndeshja e Play Off nuk do të jetë e lehtë për KF Tiranën, që luan në shtëpinë e kampionëve të Zvicrës.
Kjo sfidë fillon nga ora 20:30.
Gjatë ditës, në orar janë edhe shumë ndeshje tjera të Play Offit.