Giggs: Transferimi i Bale te Tottenhami është i mirë për Uellsin

Futboll

Giggs: Transferimi i Bale te Tottenhami është i mirë për Uellsin

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:03
Foto Ilustrim

Trajneri i Përfaqësueses së Uellsit, Ryan Giggs është i kënaqur me transferimin e Gareth Bale nga Real Madridi te Tottenhami.

Ylli i Real Madridi është bashkuar me Spurs në një huazim sezonal me të drejt blerje dhe kjo është cilësuar si pozitive nga Giggs.

“Ai do të luajë më rregullisht sesa bëri në Madrid. Nuk ka rëndësi se çfarë cilësie dhe eksperience zotëron, është gjithnjë më mirë kur jeni duke luajtur, veçanërisht në arenën ndërkombëtare kur keni dy ndeshje në një hapësirë ​​të shkurtër kohe”, ka thënë fillimisht Giggs.

“Të luash një lojë dhe të mos luash pastaj disa lojë radhazi është shumë e vështirë”.

“Do të jetë shumë më mirë nëse ai luan rregullisht. Ai do të jetë më i mprehtë, do të jetë në gjendje të luajë ato dy ndeshje”.

Lexo po ashtu:

Me Bale, sulmi i Tottenhamit parashikohet të jetë në një dimension tjetër

“Ai është në një klub që e njeh mirë, me një menaxher shumë të mirë dhe ai ka thënë se është si të kthehesh në shtëpi”.

“Është një lëvizje e mirë për Gareth, është mirë për Spurs dhe mirë për Ligën Premier në përgjithësi, të kesh dikë të tillë që mund ta shikojmë çdo javë”, përfundoi trajneri i Uellsit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat