Kush janë futbollistët shqiptarë që do të luajnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon?

Futboll

Kush janë futbollistët shqiptarë që do të luajnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon?

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:29
Foto Ilustrim

Liga e Kampionëve si asnjëherë më parë do të jetë e mbushur me futbollistë shqiptarë.

Plotë shtatë futbollistë shqiptarë do të jenë pjesë e fazës së grupeve të garës elitare evropiane.

Xherdan Shaqiri me Liverpoolin, do të jenë në vazon e parë, me këtë skuadër që ka fituar këtë garë dy vite më parë.

Nga Kombëtarja e Kosovës, në Ligën e Kampionëve do të jetë Vedat Muriqi me Lazion, me sulmuesin e ‘Dardanëve’ që do të paraqitet për herë të parë në këtë garë.

Lojtarët shqiptarë që do të luajnë në Ligën e Kampionëve:

Liverpool, Xherdan Shaqiri

Salzburg, Albert Vallci

Salzburg, Mërgim Berisha

Lazio, Thomas Strakosha

Lazio, Vedat Muriqi

Atalanta, Berat Gjimshiti

Ferencváros,Myrto Uzuni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat