Hidhet shorti, ja kush më kë takohet të femrat

Futboll

Hidhet shorti, ja kush më kë takohet të femrat

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:08
Hidhet shorti, ja kush më kë takohet të femrat

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën U16 për vajza.

Të pranishme në tërheqjen e shortit ishin anëtarja e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka.

Për dallim nga edicioni i kaluar kur morën pjesë 10 ekipe, në këtë kampionat kjo ligë numëron 13 ekipe, gjë e cila dëshmon se projektet e dy viteve të fundit të FFK-së “Rekrutimi i vajzave në futboll” janë treguar të suksesshme dhe tashmë është bërë shtrirja e futbollit të femrave edhe në disa qytete tjera, teksa tani mbetet që të punohet sa më shumë për ngritjen e cilësisë, duke filluar nga kjo grupmoshë.

Liga U16 – femrat

Çiftet e javës së parë

Istogu – Malisheva

Shqiponja – Mitrovica

Vizioni – Presingu

Ardhmëria – Intelektualet

Llapi – Dukagjini

Kosova VR – Kijeva

Bazeli 2015 i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat