Tifozët e tallin në rrjet Maradonën

Futboll

Tifozët e tallin në rrjet Maradonën

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:17
Tifozët e tallin në rrjet Maradonën

Diego Armando Maradona ka marrë sërish vëmendjen e të gjithëve.

Legjenda argjentinase po drejtonte ekipin e tij Gimnasia La Plata në një ndeshje kundër San Lorencos, ku ka rënë në sy me paraqitjen e tij.

Duke marrë parasysh se po jetojmë në një kohë pandemie, Maradona është shfaqur me një maskë që i mbulonte të gjithë pjesën e përparme të fytyrës. Ish-sulmuesi nuk ka dashur ti lërë asgjë rastësisë, por është kujdesur në maksimum për të mbrojtur veten e tij.

Menjëherë në rrjet tifozët kanë filluar ta tallin duke e krahasuar me një astronaut të filmave vizatimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat