Etrit Berisha është aktualisht pjesë e Serisë B duke u aktivizuar me SPAL që ra nga elita në sezonin e fundit.
Portieri shqiptar e dëshmoi menjëherë se nuk është për këtë nivel pasi tregoi diferencën kundër Monzës së Berluskonit, duke pritur edhe penalltinë në minutat e fundit.
Ndërkohë në mediat italiane raportohet se Etrit Berisha do të largohet nga SPAL dhe gjithçka është vendosur përfundimisht, atje ku edhe vetë klubi ka gjetur zëvendësuesin.
Kështu për portierin e Shqipërisë ka disa oferta nga Seria A, megjithëse emrat e skuadrave nuk bëhen ende të ditura.